Kamerë dixhitale me objektiv të ndërrueshëm ILCE-7/ILCE-7R

Kapësja vertikale

Me këtë produkt mund të bashkoni një kapëse vertikale VG-C1EM (shitet veçmas) dhe të regjistroni fotot me orientim vertikal. Kur bashkoni kapësen vertikale, hiqni kapakun e baterisë paraprakisht. Për hollësi, drejtojuni udhëzimeve të përdorimit për kapësen vertikale.

Heqja e kapakut të baterisë

Shtypni instrumentin e bashkimit/heqjes së këtij produkti ndërkohë që tërhiqni anash kapakun e baterisë.

  • Kapakun e hequr të baterisë mund ta bashkoni me kapësen vertikale në mënyrë që të mos e humbni.
  • Kur këtij produkti i bashkohet një kapëse vertikale, bateria që mbetet shfaqet si .

Vendosja e kapakut të baterisë

Futni boshtin e kapakut të baterisë në vrimën e boshtit të kapakut të baterisë dhe rrëshqitni instrumentin e bashkimit/heqjes për ta bllokuar.

Shënim

  • Kur vendoset kapësja vertikale, ju nuk mund të kryeni veprimet e mëposhtme:
    • Karikimi i paketës së baterisë (Nëse dëshironi të karikoni paketën e baterisë, futeni në kamera, jo në kapësen vertikale).
    • Përdorimi i ushqyesit AC-PW20 (shitet veçmas)