Kamerë dixhitale me objektiv të ndërrueshëm ILCE-7/ILCE-7R

Distortion Comp.

Kompenson shtrembërimin e ekranit, të shkaktuar nga karakteristikat e disa objektivëve të caktuar.

  1. MENU (Custom Settings) → [Lens Comp.] [Distortion Comp.] → cilësimi i dëshiruar.

Të dhëna të artikullit të menysë

Auto:
Kompenson automatikisht shtrembërimin e ekranit.

Off (cilësimi bazë):
Nuk kompenson shtrembërimin e ekranit.

Shënim

  • Funksioni [Distortion Comp.] është i disponueshëm vetëm kur bashkohet një objektiv E-mount.
  • Në varësi të objektivit të bashkuar, [Distortion Comp.] fiksohet në [Auto], dhe nuk mund të zgjidhni [Off].