Fotoaparat dixhital DSC-RX10

Ekrani i vetëdiagnostikimit

Nëse shfaqet kod që nis me shkronjë, funksioni i vetëdiagnostikimit të këtij produkti është në punë e sipër. Dy shifrat e fundit (të treguara nga □□) do të ndryshojnë në varësi të gjendjes së këtij produkti.
Nëse nuk mund ta zgjidhni problemin edhe pasi të keni provuar disa herë veprimet e mëposhtme korrigjuese, ky produkt mund të ketë nevojë për riparime. Kontaktoni shitësin tuaj Sony ose shërbimin lokal të autorizuar Sony.

C:32:□□

  • Ka probleme me harduerin e produktit. Fikeni dhe rindizeni.

C:13:□□

  • Ky produkt nuk mund të lexojë ose të regjistrojë të dhëna në kartën e memories. Provoni ta fikni dhe ta rindizni produktin ose të nxirrni dhe futni disa herë kartën e memories.
  • Është futur kartë e paformatuar memorieje. Formatoni kartën e memories.
  • Karta e memories e formatuar nuk mund të përdoret me këtë produkt ose të dhënat janë dëmtuar. Futni një kartë të re memorieje.

E:61:□□

E:62:□□

E:91:□□

  • Ka ndodhur defekt në produkt. Niseni këtë produkt, më pas rindizeni.

E:94:□□

  • Ka defekt kur regjistrohen ose fshihen të dhëna. Nevojitet riparim. Kontaktoni shitësin tuaj Sony ose shërbimin lokal të autorizuar Sony. Përgatituni të jepni të gjithë numrat në kodin e gabimit duke filluar nga E.