Fotoaparat dixhital DSC-RX10

Paneli i ekranit

Mund të caktoni shpejtësinë dhe aperturën e diafragmës, kompensimin e ekspozimit, kompensimit e blicit, ISO-n, balancën e së bardhës, modalitetin e punës dhe cilësinë e figurës etj. me anë të panelit të ekranit në krye të kamerës.

Apertura/shpejtësia e diafragmës

Kompensimi i ekspozimit/Kompensimi i blicit

ISO

Balanca e së bardhës

Modaliteti i punës

Bateria e mbetur

Numri i fotove të regjistrueshme*

Filtri ND

*Edhe nëse numri i fotove të regjistruara është më i lartë se sa 9999 foto, në panelin e ekranit do të shfaqet "9999".

Për të ndezur dritën e sfondit të panelit të ekranit

Shtypni butonin e ndriçimit (A) në pjesën e sipërme të kamerës. Nëse e shtypni sërish butonin, drita e sfondit të panelit të ekranit do të fiket.