Kamerë dixhitale me objektiv të ndërrueshëm ILCE-7/ILCE-7R

Shënime mbi paketën e baterisë

Karikimi i paketës së baterisë

  • Karikojeni paketën e baterisë (jepet) përpara se ta përdorni për herë të parë produktin.
  • Paketa e baterisë do të shkarkohet pak nga pak edhe nëse nuk e përdorni. Karikojeni paketën e baterisë çdo herë përpara përdorimit të produktit, në mënyrë që të mos humbisni raste për shkrepje të fotove.
  • Paketën e baterisë mund ta karikoni edhe nëse nuk është e shkarkuar deri në fund. Mund të përdorni paketë pjesërisht të shkarkuar baterie.
  • Nëse pulson llamba e karikimit dhe karikimi anulohet në gjysmë, hiqeni një herë dhe rivendoseni paketën e baterisë.
  • Rekomandojmë karikimin e paketës së baterisë në temperaturë mjedisi midis 10°C dhe 30°C (50°F dhe 86°F). Paketa e baterisë nuk mund të karikohet me efikasitet në temperatura jashtë këtij diapazoni.
  • Kur e lidhni produktin me laptop që nuk është në prizë, karikimi i baterisë së laptopit mund të bjerë. Mos e karikoni produktin nga laptopi për kohë të gjatë.
  • Mos e ndizni/rindizni kompjuterin, mos e nxirrni kompjuterin nga gjendja e fjetjes as mos e fikni kompjuterin nëse produkti është lidhur në kompjuter me kabllo USB. Përndryshe mund të shkaktoni defekt të produktit. Shkëputni produktin nga kompjuteri përpara se të kryeni veprimet si më lart.
  • Nuk mund të garantojmë karikimin nëse përdorni kompjuter të krijuar vetë ose të modifikuar.

Koha e karikimit (karikim i plotë)

Koha e karikimit është rreth 310 minuta me ushqyes (jepet). Koha e mësipërme e karikimit vlen për karikim pakete baterie të shkarkuar deri në fund në temperaturë 25°C (77°F). Karikimi mund të dojë më shumë në varësi të kushteve të përdorimit apo të rrethanave të caktuara.

Përdorimi efikas i paketës së baterisë

  • Performanca e baterisë bie në mjedise me temperaturë të ulët. Kështu, në vende të ftohta koha e përdorimit të paketës së baterisë është më e shkurtër. Për të garantuar përdorim më të gjatë të paketës së baterisë, rekomandojmë ta mbani në një xhep pranë trupit, për ta ngrohur, dhe ta futni në produkt menjëherë përpara se të filloni shkrepjen. Nëse ka objekte metalike, si p.sh. çelësa, në xhep, bëni kujdes të mos shkaktoni qark të shkurtër.
  • Paketa e baterisë do të konsumohet shpejt nëse përdorni shpesh blicin apo zmadhimin.
  • Rekomandojmë të keni gati paketa rezervë baterie dhe të bëni shkrepje provë përpara pozave konkrete.
  • Mos e ekspozoni paketën e baterisë ndaj ujit. Paketa e baterisë nuk i reziston ujit.
  • Mos e lini paketën e baterisë në vende tepër të nxehta, si p.sh. në automjet apo nën rrezet e drejtpërdrejta të diellit.
  • Nëse kontaktet e baterisë janë të ndotura, ka mundësi të mos e ndizni dot produktin ose të mos e karikoni siç duhet paketën e baterisë. Në këtë rast, pastrojeni baterinë duke fshirë lehtë pluhurat e mundshme me copë apo tampon pambuku.

Treguesi i baterisë së mbetur

  • Në ekran shfaqet treguesi i baterisë së mbetur.

     

    A: Niveli i baterisë i lartë

    B: Bateria ka mbaruar

  • Duhet rreth një minutë derisa të shfaqet treguesi i saktë i baterisë së mbetur.
  • Treguesi i baterisë së mbetur mund të mos shfaqet nën disa kushte pune apo mjedisi.
  • Nëse nuk e përdorni produktin për një farë kohe kur është ndezur, do të fiket automatikisht (funksioni i fikjes automatike).
  • Nëse në ekran nuk shfaqet koha e mbetur e baterisë, shtypni butonin DISP (konfigurimi i ekranit) për ta shfaqur.

Ruajtja e paketës së baterisë

  • Për të ruajtur funksionimin e paketës së baterisë, karikojeni dhe shkarkojeni atë në produkt, së paku një herë në vit përpara se ta vendosni mënjanë për ruajtje. Mbajeni paketën e baterisë në vend të freskët dhe të thatë.
  • Për ta harxhuar paketën e baterisë, lëreni produktin në modalitet luajtjeje në fotoseri, derisa të fiket.
  • Për të evituar ndotjen e kontakteve, qarkun e shkurtër etj. sigurohuni të përdorni qese plastike për ta mbajtur paketën e baterisë larg materialeve metalike gjatë transportimit apo ruajtjes.

Rreth jetëgjatësisë së baterisë

  • Jetëgjatësia e paketës së baterisë është e kufizuar. Nëse përdorni të njëjtën bateri në mënyrë të përsëritur, ose nëse e përdorni për periudhë të gjatë, kapaciteti i baterisë bie gradualisht. Nëse koha funksionale e baterisë shkurtohet ndjeshëm, mbase ka ardhur koha ta zëvendësoni me një paketë të re baterie.
  • Jetëgjatësia e baterisë ndryshon sipas mënyrës si ruhet paketa e baterisë dhe sipas kushteve të punës dhe mjedisit në të cilin përdoret secila bateri.