Shfaqja e fotove në televizor që mbështet "BRAVIA" Sync
Produktin, pas lidhjes me kabllo HDMI (shitet veçmas) në televizor që mbështet "BRAVIA" Sync, mund ta kontrolloni me anë të telekomandës.
- Fikni produktin dhe televizorin.
- Lidhni folenë HDMI të produktit me folenë HDMI të televizorit me anë të kabllos HDMI (shitet veçmas).
- Ndizni televizorin dhe ndërroni hyrjen.
- Ndizni produktin dhe shtypni butonin
(Playback) për të zgjedhur modalitetin e luajtjes. - MENU →
(Setup) → [CTRL FOR HDMI] → [On]. - Shtypni butonin SYNC MENU në telekomandën e televizorit dhe zgjidhni modalitetin e dëshiruar.
Shënim
- Vetëm televizorët që mbështesin "BRAVIA" Sync mund të ofrojnë komandat e SYNC MENU. Për detaje, drejtojuni udhëzimeve të përdorimit të dhëna me televizorin.
- Nëse produkti kryen veprime të padëshiruara si reagim ndaj telekomandës së televizorit kur është lidhur me televizor të një prodhuesi tjetër nëpërmjet lidhjes HDMI, zgjidhni MENU →
(Setup) → [CTRL FOR HDMI] → [Off].


