Scene Selection
Mundëson shkrepjen me cilësime të paracaktuara sipas skenës.
- Vendosni graduesin e modaliteteve në SCN (Scene Selection).
-
MENU →
(Camera Settings) → [Scene Selection] → modaliteti i dëshiruar.
- Kur [Mode Dial Guide] është vendosur në [On], mund të zgjidhni cilësimet e dëshiruara pasi të keni ndryshuar pozicionin e graduesit të modaliteteve.
Të dhëna të artikullit të menysë
Portrait: - Turbullon sfondin dhe qartëson subjektin. Thekson lehtë tonet e lëkurës.

Sports Action: - Shkrep subjektet në lëvizje me shpejtësi të lartë të diafragmës në mënyrë që subjekti të duket sikur është i palëvizshëm. Produkti shkrep vazhdimisht foto për sa kohë butoni i diafragmës mbahet shtypur.

Macro: - Shkrep subjektet nga afër, si p.sh. lule, insekte, ushqime apo sende të vogla.

Landscape: - Shkrep skenën në tërësinë e saj me fokus të qartë dhe ngjyra të ndezura.

Sunset: - Shkrep në të gjithë bukurinë e vet ngjyrën e kuqe të perëndimit.

Night Scene: - Shkrep skena natën pa humbur atmosferën e errët.

Hand-held Twilight: - Shkrep skena natën me më pak miza dhe turbullim pa nevojë trekëmbëshi. Këtu shkrepen një grup pozash dhe fotoja procesohet për të dobësuar turbullimin e subjektit, dridhjen e kamerës dhe mizat.

Night Portrait: - Shkrep portrete të skenave të natës me blic.

Anti Motion Blur: - Mundëson shkrepjen e pozave në mjedise të mbyllura pa përdorur blicin dhe dobëson turbullimin e subjektit. Produkti shkrep foto në grup dhe i kombinon për të krijuar foton me dobësim të turbullimit të subjektit dhe të mizave.

Shënim
- Në modalitetin [Hand-held Twilight] ose [Anti Motion Blur] diafragma kërcet 4 herë dhe regjistrohet një fotografi.
- Nëse zgjidhni [Hand-held Twilight] ose [Anti Motion Blur] me [RAW] ose [RAW & JPEG], cilësia e fotos bëhet përkohësisht [Fine].
-
Dobësimi i turbullimit është më pak efikas edhe në modalitetet [Hand-held Twilight] ose [Anti Motion Blur] kur shkrepen subjekte si më poshtë:
- Subjektet me lëvizje të çrregullt.
- Subjektet që janë shumë pranë produktit.
- Subjektet me motive të vazhdueshme të ngjashme, si p.sh. qiell, plazh apo lëndinë.
- Subjektet me ndryshim të vazhdueshëm si p.sh. valë apo ujëvara.
- Në rastin e [Hand-held Twilight] ose të [Anti Motion Blur] mund të shfaqet zhurmë kuadratike nëse përdoret burim drite që dridhet, si p.sh. ndriçim fluoreshent.
- Distanca minimale deri ku mund të afroheni te subjekti nuk ndryshon edhe sikur të zgjidhni [Macro]. Për rrezen minimale brenda fokusit referojuni distancës minimale të objektivit që përdoret me produktin.
Këshillë
- Për të ndryshuar skenën, rrotulloni graduesin e përparmë në ekranin e shkrepjes dhe zgjidhni një skenë të re.


