Fotoaparat dixhital DSC-RX10
Ngarkimi i paketës së baterisë
- Ushqyesi i dhënë është i posaçëm për këtë produkt. Mos e lidhni me pajisje të tjera elektronike. Përndryshe mund të shkaktoni defekt.
- Sigurohuni që të përdorni ushqyes origjinal Sony.
- Nëse llamba e ngarkimit të produktit pulson gjatë ngarkimit, hiqeni paketën e baterisë që po ngarkohet dhe rivendoseni mirë në produkt.
Nëse llamba e ngarkimit pulson sërish, kjo mund të tregojë se bateria është me defekt ose se është futur paketë baterie ndryshe nga lloji i përcaktuar.
Kontrolloni që paketa e baterisë është e llojit të përcaktuar.
Nëse paketa e baterisë është e llojit të përcaktuar, hiqeni, ndërrojeni me një të re ose një të ndryshme dhe kontrolloni që bateria e sapofutur po ngarkohet siç duhet. Nëse bateria e sapofutur ngarkohet siç duhet, bateria e futur më parë mund të jetë me defekt.
- Nëse llamba e ngarkimit pulson edhe nëse ushqyesi është lidhur me produktin dhe është futur në prizë (prizë muri), kjo tregon se ngarkimi ka ndaluar përkohësisht dhe është në gatishmëri. Ngarkimi ndalon dhe kalon automatikisht në gjendje gatishmërie kur temperatura është jashtë diapazonit të rekomanduar të temperaturës së funksionimit. Kur temperatura kthehet në diapazonin e duhur, ngarkimi rifillon dhe llamba e ngarkimit ndizet sërish.
Rekomandojmë ngarkimin e paketës së baterisë në temperaturë ambienti midis 10°C deri 30°C (50°F deri 86°F).
-
Edhe nëse ushqyesi i dhënë përdoret me produktin kur shkrepni ose luani foto, ai nuk furnizohet me energji nga priza (priza në mur). Nëse përdorni ushqyesin AC-PW20 (shitet veçmas), do të mund të shkrepni ose të luani foto ndërkohë që ai furnizohet me energji nga priza (priza në mur).