Masat paraprake
Memoria e brendshme dhe rezervimi i kartës së memories
Rreth skedarëve-databazë
Mos e përdorni/ruani kamerën në vendet e mëposhtme
-
Në vende shumë të nxehta, të ftohta ose të lagështa
Në vende të tilla si p.sh. në automjet të parkuar në diell - trupi i kamerës mund të deformohet dhe kjo mund të shkaktojë defekt.
-
Ruajtja nën dritën e drejtpërdrejtë të diellit ose pranë një ngrohësi
Trupi i kamerës mund të deformohet ose të çngjyroset dhe kjo mund të shkaktojë defekt.
-
Në vende ku ka dridhje të forta shkundëse
-
Pranë vendeve me fusha të forta magnetike
-
Në vende me rërë ose pluhur
Kini kujdes të mos lini rërën apo pluhurin të hyjë në kamera. Kjo mund të shkaktojë defekt të kamerës, dhe në disa raste ky defekt mund të jetë i pariparueshëm.
Rreth temperaturave ku mund të përdoret
-
Kamera është disenjuar për përdorim në temperatura midis 0°C dhe 40°C (32°F dhe 104°F). Nuk rekomandohet shkrepja në vende jashtëzakonisht të ftohta ose të nxehta që tejkalojnë këtë diapazon.
Rreth kondensimit të lagështirës
-
Nëse kamera sillet direkt nga një vend i ftohtë në një vend të ngrohtë, lagështira mund të kondensohet brenda ose jashtë kamerës. Ky kondensim i lagështirës mund të shkaktojë defekt të kamerës.
-
Nëse ndodh kondensim i lagështirës, fikeni kamerën dhe prisni rreth një orë që lagështira të avullojë. Kini parasysh se nëse përpiqeni të shkrepni me lagështirë brenda objektivit, nuk do të mund të shkrepni foto të qarta.
Rreth pajtueshmërisë për të dhënat e fotove
-
Kamera pajtohet me standardet universale DCF (Design rule for Camera File system) të vendosura nga JEITA (Japan Electronics and Information Technology Industries Association).
-
Sony nuk garanton që kamera do të luajë foto të regjistruara ose modifikuara me pajisje të tjera ose që pajisje të tjera do të luajnë foto të regjistruara me kamerën.
Shënime rreth ekranit dhe objektivit
-
Ekrani është prodhuar me teknologji të përpikërisë tejet të lartë, në mënyrë që mbi 99,99% e pikëzave të jenë operative për përdorim efikas. Por, mund të qëllojnë disa pika të vogla të zeza dhe/ose të shndritshme (të bardha, të kuqe, të kaltra ose të gjelbra) që shfaqen në ekran dhe në pamjekërkuesin elektronik. Këto pika janë rezultat normal i procesit të prodhimit dhe nuk ndikojnë në regjistrim.
-
Ekspozimi i ekranit ose i objektivit ndaj dritës së drejtpërdrejtë të diellit për periudha të gjata kohe mund të shkaktojë defekte. Kini kujdes kur e vendosni kamerën pranë një dritareje apo në ambiente të jashtme.
-
Mos e shtypni ekranin. Ekrani mund të çngjyroset dhe kjo mund të shkaktojë defekt.
-
Fotot mund të lënë gjurmë lëvizjeje nëpër ekran në ambiente të ftohta. Kjo nuk tregon defekt.
-
Bëni kujdes mos të përplasni objektivin e lëvizshëm dhe të mos ushtroni forcë tek ai.

Përpara përdorimit