Instalimi i "PlayMemories Home"

  1. Me anë të shfletuesit të internetit në kompjuter, shkoni në URL-në vijuese, më pas klikoni [Install] [Run].
    www.sony.net/pm/

  • Nëse softueri "PMB (Picture Motion Browser)", është instaluar tashmë në kompjuter, do të mbishkruhet nga "PlayMemories Home" gjatë instalimit. Përdorni "PlayMemories Home", softueri pasardhës i "PMB-së".

  1. Ndiqni udhëzimet në ekran për të përfunduar instalimin.

  • Për detaje mbi "PlayMemories Home", referojuni ndihmës për "PlayMemories Home", ose faqes së mbështetjes "PlayMemories Home" (vetëm në anglisht):
    http://www.sony.co.jp/pmh-se/

Aktivizimi i funksioneve të disponueshme në "PlayMemories Home"

Nëse "PlayMemories Home" është instaluar tashmë në kompjuterin tuaj, lidhni kamerën me kompjuterin dhe regjistroni kamerën me "PlayMemories Home". Aktivizohen funksionet e disponueshme.
A: Në folenë USB të kompjuterit
B: Në folenë USB / A/V OUT
Shënime
  • Identifikohuni si administrator.

  • Mund të nevojitet të rinisni kompjuterin. Kur të shfaqet mesazhi i konfirmimit të rinisjes, rinisni kompjuterin duke ndjekur udhëzimet në ekran.

  • DirectX mund të instalohet në varësi të mjedisit të sistemit kompjuterik.